Cassano: Ja mbrojtësi më i egër, kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë

Antonio Cassano ka bërë zbulime picante në “Viva el fútbol”: “Mbrojtësi më i egër, kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë, është Giorgio Chiellini. Një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i edukuar, por në fushë nuk kishte mëshirë. Të godiste në ndeshje, madje edhe në stërvitje, pastaj të kërkonte falje, por gjithsesi të shkatërronte.

Suarez e kafshoi, por më parë Chiellini e kishte masakruar tashmë. Giorgio ‘të rrihte’ me elegancë. Unë i bërtisja: ‘Giorgio, më ke çarë by…n, je një m…t’, por pastaj, jashtë fushe, ai i harronte të gjitha, më përqafonte dhe më thoshte: ‘Forca, nesër është një ditë tjetër’. Për shkak të tij kam dy kyçe të këmbëve kështu.

Mbrojtësi më i fortë në absolut, sipas mendimit tim, ka qenë Paolo Maldini. Ta kaloje ishte praktikisht e pamundur, ka qenë më i ploti nga të gjithë. I kishte me të vërtetë të gjitha”.

The post Cassano: Ja mbrojtësi më i egër, kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë appeared first on Telesport.