Një tjetër emër i është shtuar listës së gjatë të sulmuesve që po ndjek Barcelona, për të gjetur mes tyre pasuesin ideal të Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.
“Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur që tani me negociatat për transferimin e Joaquín Panichelli, sulmuesit argjentinas i cili po shkëlqen me fanellën e Strasbourg këtë sezon, duke shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e para.
23-vjeçari argjentinas u transferua nga Alaves te Strasbourg gjatë verës së fundit për 7 milionë euro, por me formën e treguar deri tani, vlera e tij në fund të sezonit do të jetë shumë herë më e madhe.
Joaquín Panichelli është gati të rikthehet në Spanjë, aty ku sezonin e kaluar në Segunda Divizion shënoi 21 gola me fanellën e Mirandes, para se të transferohej këtë verë në Ligue 1. E vetëdijshme që sulmuesi është në radarin e disa klubeve, Barcelona kërkon të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Strasbourg.
The post Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1 appeared first on Telesport.










