Bayern Munich ka marrë sot fitoren e 15-të rresht për këtë sezon, në të gjitha garat. Bavarezët kanë mundur në “Allian Arena” 3-0 Bayer Leverkusen.
Vincent Kompany e nisi takimin duke lënë disa titullarë të rëndësishëm në stol, duke ditur që në mesjavën e ardhshme i pret supersfida me PSG-në në Champions League. Ky takim do të jetë një test i madh për Bayern, pasi do ndeshet me një rival vërtet dinjitoz.
Përsa i përket takimit të sotëm. Në minutën e 25-të, ishte Serge Gnabry që zhblloki rezultatin, duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Bischof.
Nicolas Jackson dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, sulmuesi shënoi me kokë pas krosimit të Konrad Laimer. Ky ishte goli i parë në Bundesligë për sulmuesin senegalez. Në fund të pjesës së parë, Loic Bade shënon autogol për miqtë. Mbrojtësi francez shtyn në rrjetë topin e futur në zonë nga Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, edhe pse u futën në fushë emrat “big” si Kane, Olise dhe Luis Diaz, rezultati nuk ndryshoi. Bayern fiton 3-0 dhe kryeson me 27 pikë të plota pas 9 javësh. Ndjekësi më i afërt është Leipzig me 22 pikë.
The post Testi i vërtetë do të jetë ndaj PSG-së. Bayern nuk e llogarit Leverkusen, vjen fitorja e 15-të rresht (video) appeared first on Telesport.










