Irani nisi një kundërsulm me raketa dhe dronë kamikazë (UAV) në kundërpërgjigje të sulmeve të Izraelit, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Trupat e Gardës Revolucionare dhe njësi të tjera të ushtrisë kanë nisur një sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u tha se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.
The post Televizioni shtetëror iranian njofton kundërpërgjigje të re ra*ketore kundër Izraelit appeared first on Kosovapost.net.