Nga “Cep më Cep” te “Serbia na i manipuloi zgjedhjet” – “Mashtrimi i pastër” i Kurtit në sytë e Buzhalës dhe Mehmetajt

Narrativën “sovranitetin e plotë” dhe sloganin “cep më cep” ia rrëzoi vetes në tërësi sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në optikën kritike të gazetarëve Berat Buzhala dhe Lirim Mehmetaj, pas akuzave për një ndërhyrje masive nga Serbia në procesin zgjedhor – një akuzë e bërë një muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një konferencë për media të mbajtur të dielën, kryeministri Albin Kurti akuzoi Serbinë se kishte ndikuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, duke kanalizuar mbështetje të paligjshme për Listën Serbe.

“Vetë presidenti i Serbisë ka nxitur çdo aktor shtetëror dhe joshtetëror serb të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës. Për këtë qëllim rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Millan Radoiciq, apo njeriu i cili ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë”, tha Kurti.

Kjo shënoi dorëzimin publik të Kurtit nga pretendimet për ‘çlirimin e serbëve nga shantazhet e kërcënimet’. Pikërisht në këtë kontekst, gazetarët Buzhala dhe Mehmetaj ekspozuan kundërthëniet kundërthëniet e liderit të ekzekutivit.

Mehmetaj kujtoi faktin se Vetëvendosja e kishte mundësinë ta largonte Listën Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit duke e shpallur organizatë terroriste.

“Ka ekzistuar një mundësi një mënyrë qysh kanë mujtë VV-ja ka mujtë me largu Listën Serbe prej mundesisë me marrë pjesë në zgjedhje – dil dhe shpallë organizatë terroriste. A ke thanë që akterët e Listës Serbe janë të përfshirë në sulme terroristë në Kosove? Dil shpalle!” – tha ai.

Në dritën e një inkonsistence të tillë në qëndrime, në leximin e Mehmetaj, deklarimet e Kurtit shpërfaqin një tentim “mashtrimi të pastër.”

Gazetari Buzhala, nga ana tjetër, kujtoi se qeveria e Kosovës kishte pritur një muaj pas zgjedhjeve për të ngritur një akuzë, duke shtuar se reagimi ishte më shumë një tentativë për të justifikuar rezultatin.

Mehmetaj dhe Buzhala ndërlidhen gjithashtu disa nga veprimet e Kurtit me votat e disaporës, veprim i cili ia delegjitimon akuzat ndaj Serbisë.

“Një njeri që solli diasporën për të votuar në Kosovë, tani akuzon Beogradin për të njëjtën gjë.” tha Buzhala.

Mehmetaj kujtoi madje edhe sloganin e zgjedhjeve “Cep më Cep” vetëm një muaj më parë. “Si ndodhi që Serbia paska ndikuar në çdo votë, kur sipas teje, Kosova është më sovrane se kurrë?”

Kurti akuzoi Serbinë për “të paktën dhjetë metoda” ndikimi: joshje financiare, kërcënim i humbjes së përfitimeve financiare, shantazh e presion etj.