Viniciusit iu kërkua të fliste për atë që ndodhi kur ai humbi garën për Topin e Artë ndaj Rodrit në tetor.
Braziliani deklaroi se kurrë nuk e ka ëndërruar dhe se nuk ndjehet i tradhtuar.
“Nuk jam ndjerë i tradhtuar sepse njerëzit votojnë atë që besojnë. Unë besoj në veten time, edhe në shokët e mi. Shumë njerëz më dhanë shumë mbështetje për të vazhduar të luaj mirë”.
“Nuk kam ëndërruar kurrë të fitoj Topin e Artë, por sigurisht, kur je afër ta fitosh atë [je i entuziazmuar]”, deklaroi Vini.
Vinicius la të kuptohej se mund të kishte shkuar në galën e Topit të Artë nëse do t’i lejohej.
“Klubi mori vendimin për të mos shkuar. Ata më kërkuan të qëndroja në Madrid dhe unë u pajtova”, deklaroi Vini.
Real Madridi bojkotoi galën e Topit të Artë, duke përmendur paragjykimet dhe mosrespektimin nga organizatorët.
Los Blancos u votuan si Klubi i Vitit në këtë ngjarje.