Pamje nga vizita e Jakup Krasniqi te varri i vëllait të tij të ndjerë

Janë publikuar pamje nga vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në vendlindje.

Ai ka arritur sot në Kosovë për të marrë pjesë në ceremonitë mortore për vdekjen e vëllait të tij, Azem Krasniqit.

Ai është pritur në aeroport nën masa të rrepta sigurie dhe është dërguar menjëherë drejt varrit të të ndjerit.