PSG gjen te Barcelona zëvendësuesin ideal të Marquinhos, ka klauzolë largimi 500 milionë euro

Përveç transferimit të emrave “big”, PSG është gjithmonë e vëmendshme ndaj talenteve të reja. “L’Equipe” zbulon se PSG ka piketuar Pau Cubarsin si zëvendësuesin ideal të Marquinhos.

Braziliani 32 vjeç tashmë, nuk është më në formën e dikurshme dhe po shkon drejt perëndimit të karrierës në nivel elitar, ndaj lind nevoja për një zëvendësues të denjë.

Në anën tjetër, Cubarsi është një nga lojtarët e rinj më të vlerësuar te Barcelona. Trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit kanë një besim të madh te 19-vjeçari.

Ai është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi 500 milioën euro. Ndërkohë, oferta e parë e PSG pritet të jetë rreth 80 milionë euro.

The post PSG gjen te Barcelona zëvendësuesin ideal të Marquinhos, ka klauzolë largimi 500 milionë euro appeared first on Telesport.