Liverpool apo PSG? Yan Diomande zgjedh ekipin e ri, pasi aty mendon se ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”

Pavarësisht se për momentin është i fokusuar totalisht te Kupa e Botës me Bregun e Fildishtë, Yan Diomande është një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Liverpool dhe PSG janë dy klubet më të interesuara për anësorin 19-vjeçar. David Ornstein zbulon se Diomande ka vendour të zgjedhë PSG-në në rast se do të largohet këtë verë nga Leipzig. Anësori beson më shumë në projektin e PSG-së dhe se aty ka më shumë shanse për të fituar më shumë trofe dhe “Topin e Artë”, dëshira e tij e madhe.

Në anën tjetër, Leipzig ka bërë me dije se Diomande do të largohet vetëm për shifrën 112 milionë euro. Pak ditë më parë, Leipzig refuzoi ofertën 100 milionë euro nga Liverpool.

The post Liverpool apo PSG? Yan Diomande zgjedh ekipin e ri, pasi aty mendon se ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë” appeared first on Telesport.