Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Evropa vazhdon të jetë në alarm të lartë për shkak të zjarreve, ndërsa presioni është rritur edhe në disa vende të Ballkanit.
Përmes një postimi në “X”, Von der Leyen bëri të ditur se situata po monitorohet nga afër dhe se sistemi satelitor evropian Copernicus po mbështet operacionet e hartëzimit të zjarreve në disa shtete.
Sipas saj, presioni nga zjarret është rritur në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ndërsa Copernicus po përdoret për të mbështetur operacionet në Shqipëri, Greqi, Francë, Gjermani, Serbi dhe Spanjë.
“Evropa mbetet në alarm të lartë për zjarret. Presioni po rritet”, deklaroi Von der Leyen.
Ajo theksoi gjithashtu se Qendra e Emergjencave e Evropës po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin, ndërsa Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është i gatshëm të ofrojë ndihmë kur një shtet kërkon solidaritetin evropian.
Europe remains on high wildfire alert.
Pressure is growing in


Our satellite system Copernicus is already supporting mapping operations in 


With its Emergency Centre, Europe is keeping a close eye on blazes across the continent.
And the Civil… pic.twitter.com/Jyi5OyaUju
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 15, 2026









