Suzuki drejt Premier League, Juventus-it i hapet rruga për kampionin e botës

Merkato shpesh mund të jetë e paparashikueshme, dhe pikërisht kjo i ndodhi Zion Suzuki-t. Portieri japonez ishte shumë pranë të bëhej lojtar i ri i Paris Saint-Germain pas marrëveshjes prej 35 milionë eurosh të arritur midis klubit francez dhe Parma-s.

Pikërisht sot, ai ishte planifikuar t’i nënshtrohej vizitave mjekësore në kryeqytetin francez dhe të rezervonte një fluturim privat për këtë rast. Fatkeqësisht, në orët e fundit, ka pasur një ndryshim në kërkesat dhe garancitë nga rrethi i lojtarit, përfshirë edhe në aspektin e komisioneve, gjë që ka çuar në dështimin e marrëveshjes.

Juventus-i është gjithashtu i interesuar në rastin Suzuki, pasi synonte ta nënshkruante atë me një huazim njëvjeçar sapo të finalizohej transferimi i tij te PSG.

Tani, pas dështimit të operacionit, Juventusi u kthye tek Aston Villa për të pyetur për Emiliano Martinez: portieri 33-vjeçar argjentinas është aktualisht zgjedhja kryesore për portën, së bashku me Ederson (32) të Fenerbahçes dhe Guglielmo Vicario, aktualisht drejt largimit nga Tottenham-i.

Ndërsa Juventus-i është kthyer të kërkojë kartonin e ‘Dibu’ Martinez, Aston Villa—e cila e mban kontratën e tij deri në verën e vitit 2029—ka bërë një lëvizje për Suzuki-ns, pas marrëveshjes së dështuar me PSG-në.

Sipas ekspertit të njohur ndërkombëtar të transferimeve Fabrizio Romano, klubi anglez ka kontaktuar tashmë klubin emilian për të barazuar ofertën e paraqitur nga Paris Saint-Germain prej mbi 30 milionë eurosh.