Të paktën 47 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi Indonezinë herët të shtunën, tha agjencia e vendit për zbutjen e fatkeqësive.
Numri zyrtar i të vdekurve është rritur ndërsa një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se disa persona ishin plagosur në shkallë të ndryshme.
Qindra ndërtesa në rajon janë dëmtuar nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundje të tjera pasuese që pasuan.
Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas orës lokale të shtunën (22:00 GMT të premten). Ai kishte një thellësi prej 15 km, deklaroi agjencia e meteorologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë.
Sa më i cekët të jetë një tërmet, aq më shkatërruese kanë tendencë të jenë efektet e tij në sipërfaqe.
Lëkundje të forta pasuese u ndjenë në të njëjtën zonë lindore, përfshirë një me magnitudë 6.1.. /









