Zelensky do ta vizitojë Serbinë të shtunën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ta vizitojë Serbinë më 8 gusht.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të presë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë më 8 gusht 2026”, u tha në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Detaje shtesë rreth kësaj vizite e cila është e para nuk janë dhënë ende, transmeton Klankosova.tv.