ZRrE-ja pa kompetenca, shkak bordi gjysmak – Fejzullahu rikandidon (VIDEO)

Tre prej pesë anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji u ka skaduar mandati.

Kompetencë më s’ka as kryesuesi, Ymer Fejzullahu, çka Klani mëson se do rikandidojë prapë për pozitën e njëjtë, raporton Klan Kosova.

Për ish-nënkryetaren e Komisionit për Ekonomi, Janina Ymeri, emrat për t’i zëvendësuar ata do kalojnë nga ky grup punues kurdo që formohet i njëjti.

Ekipi i pamjaftueshëm, sektorin e lë në terr pasi veprimet e tyre janë të kufizuara.

Për shoqërinë civile, kjo situatë është pasojë e krizës institucionale.

Klani ka dërguar pyetje në lidhje me këtë çështje edhe te ZRrE-ja, por që të njëjtin deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Kronika në vijim sjell detaje: