Zjarri që prej tre ditësh ka përfshirë zonën e Mallakastrës vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po avancon në terrenin mes Lofkëndit dhe Drenies.
Siç raporton topchannel, era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke bërë që vatra të lëvizë në drejtim të Vloshit dhe të përfshijë sipërfaqe të tjera me bimësi dhe masive pyjore.
Përballë situatës së vështirë, është rikthyer edhe ndërhyrja nga ajri. Helikopterët kanë rifilluar hedhjen e ujit mbi vatrat aktive, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave që po punojnë në terren.
Përpjekjet vijojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe izoluar vatrat e zjarrit. Situata mbetet dinamike, ndërsa ekipet në terren po monitorojnë drejtimin e përhapjes dhe zonat e rrezikuara.







