Duke qenë se oferta zyrtare e Galatasaray prej 35 milionë euro u refuzua nga Milan për Rafael Leao, klubi turk ka hedhur sytë nga një tjetër objektiv për krahun e majtë të sulmit dhe ka piketuar Gabriel Martinellin e Arsenalit.
Braziliani ka hyrë në vitin e fundi të kontratës me klubin londinez, ndaj mund të largohet këtë verë, për të mos rrezikuar largimin falas një vit më pas.
Edhe pse objektivi kryesor i Galatasaray është transferimi i Leao, kjo duket e vështirë, pasi Milan nuk pranon asnjë ofertë nën 50 milionë euro. Ndërkohë që marrëveshja me Arsenalin mund të arrihet për një shifër mes 35-40 milionë euro.
al”>Telesport.






