Një turiste 32 vjeçare me nënshtetësi holondaze që jeton dhe vepron diku në Afrikë, u shtrua në Klinikën Infektive në QKUK 5 ditë më parë pasi ishte paraqitur në emergjencë me telashe shëndetësore dhe pa vetëdije.
Simptomat e sëmundjes dhe historiku i udhëtimit të saj kishin bërë që dyshimet të jenë se është e prekur nga Malaria, gjë që edhe u konfirmua edhe nga analizat.
Lloji i kësaj sëmundje që e kishte prekur 32 vjeçaren e ka rrezikuar dukshëm jetën e saj.
Problem ishte sigurimi i terapisë për malarien, ngase Kosova nuk e ka një të tillë. Atë e siguruan brenda ditës në Shkup.
Drejtuesja e Klinikës Infektive, Vera Berisha tha se tanimë pacientja është në gjendje stabile, komunikon dhe lëviz por ende ka pak nevojë për asistencë me oksigjen.
Përveç mushkonjave dhe kontaktit me gjak, infektologët theksojnë se malaria nuk bartet përmes kontaktit fizik.
Detaje mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:








