Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Jarinje të Leposaviqit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Ngjarja është denoncuar më 3 maj 2026 nga viktima I.N.
Sipas deklaratës së tij, hajnat kanë depërtuar në katin e dytë të shtëpisë përmes derës së ballkonit, të cilën dyshohet se e kanë hapur me forcë
Pasi kanë hyrë brenda, të dyshuarit janë drejtuar në dhomën ku ndodhej çanta e bashkëshortes së ankuesit, prej nga kanë marrë rreth 6 mijë e 500 deri në 7 mijë euro, si dhe 55 mijë dinarë, të cilat, sipas viktimës, ishin kursime familjare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa objekti është siguruar deri në ardhjen e ekipit të krim-teknikës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.









