Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Sipas të dhënave nga Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit prill 2026, janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes formave të mëposhtme:
Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor
Përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë
Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Nga Policia është bërë e ditur se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve që raportojnë raste të tilla do të ruhet plotësisht.









