Marcus Thuram ishte një nga figurat kryesore të festës së titullit të Interit. Jo vetëm sepse goli i tij “zhbllokoi” ndeshjen, çka zikaltrit e kishin të mjaftueshme për t’u shpallur kampionë për herë të 21-të në histori, por edhe festimet e tij të çmendura me valle, pankarta dhe syze të veçanta.
Një foto e tij e publikuar në Instagram u bë “virale”. Thuram shihet në një pozë ikonike të ngjashme me atë të Kobe Bryant pas fitimit të “NBA Finals” në qershor 2001 me Los Angeles Lakers kundër Philadelphia 76ers.
Ndryshe nga historia personale e Bryant në atë kohë, Thuram është shumë i lidhur me familjen e tij, sidomos me vëllain Khéphren Thuram, mesfushor i Juventusit, i cili reagoi me një zemër (emoji).
Në komentet e shumta spikati edhe ai i Kylian Mbappé, i cili vendosi një emoji kurore, duke e “kurorëzuar” Thuram si “mbret” të kampionit të ri të Italisë.
The post Thuram feston si Kobe Bryant, fotoja e titullit bëhet “virale”. Mbappé e “kurorëzon” appeared first on Telesport.









