Pavarësisht problemeve të këtij sezoni, plani i Real Madrid për Vinicius Junior nuk ka ndryshuar. Florentino Perez do kontratë të re dhe madje shpejt.
Ende nuk dihen detaje për pagën që do të kishte braziliani me kontratën e re, por duket se asgjë nuk ka ndryshuar për qëllimin e dy palëve.
Perez po planifikon një goditje të bujshme në mesfushë në merkaton e verës. Emrat e përmendur deri tani janë Rodri, Enzo Fernandez, Wharton dhe Tonali, por ende nuk ka një pistë konkrete në lojën e transferimeve.
Një tjetër objektiv i Perez është qendra e mbrojtjes, ku pritet një tjetër ndërhyrje mbi 50 mln euro. Sipas mediave spanjolle, opsionet janë Van de Ven, Romero, Vuskovic, Schlotterbeck dhe Konate.
The post Vinicius rinovon, por Perez do edhe dy përforcime. Mediat publikojnë disa opsione appeared first on Telesport.









