Bonucci “bën merkato” për Interin: Bastoni i përshtatet Barcelonës, Chivu më ka befasuar

Leonardo Bonucci, ish-futbollist dhe ndihmës i kombëtares italiane, foli në “Laureus World Sports Awards” në Madrid, duke komentuar për Alessandro Bastoni dhe Cristian Chivu. Për mbrojtësin zikaltër nënvizoi: “Mënyra e tij e të kuptuarit të futbollit dhe karakteristikat që ka i përshtaten mirë Barcelonës, sepse është një mbrojtës shumë teknik dhe ka vizion loje.

Mund të ketë disa probleme me hapësirat që lë Barcelona, por aty varet nga rritja personale për të lexuar situatat dhe për t’i paraprirë ato. Ai është i ri, ka edhe 6-7 vite në nivel të lartë dhe shpresoj që të rifitojë sigurinë si me Italinë, ashtu edhe me Interin”.

Më pas për Chivu: “Jam befasuar shumë nga eksperienca e Cristian. E gjeta shumë të sigurt dhe më pëlqeu komunikimi i tij. Ky është sekreti që e ka çuar drejt fitores së kampionatit italian. Tani mendoj se do ndërtojë një skuadër për të fituar Champions League me Interin, pasi në tri vitet e fundit i kanë shkuar afër dhe fitorja e kampionatit iu jep mundësi të ndërtojnë një ekip ambicioz”.

 

The post Bonucci “bën merkato” për Interin: Bastoni i përshtatet Barcelonës, Chivu më ka befasuar appeared first on Telesport.