Milan shqyrton largimin e Leãos për 40–50 milionë euro, ta tri destinacionet e mundshme

Milani është i gatshëm të ndahet me Rafa Leão, por vetëm nëse vjen një ofertë mes 40 dhe 50 milionë euro, e cila aktualisht nuk ekziston. Portugezi ka kontratë deri më 2028, me rreth 7 milionë euro në vit. Klubi nuk ka synim ta shesë me çdo kusht apo ta nënvlerësojë.

Tregjet e hapura janë Arabia Saudite, Premier League, ku ndonjë klub jo i nivelit më të lartë mund të tentojë, si dhe mundësia e Barcelonës, që e kishte kërkuar më parë, por pa entuziazëm të madh. Ai mund të përfshihet edhe në listën e zëvendësimeve për Rashford në rast rikthimi të anglezit te Manchester United, por jo si prioritet.

Leão nuk ka “lumë” ofertash. Në Verona dha një asist për Rabiot, por sezoni i tij ka qenë i paqëndrueshëm. Allegri e menaxhon me kujdes, ndërsa fishkëllimat e “San Siro” tregojnë humbje durimi. Ai ka 9 gola dhe 3 asiste këtë sezon në një rol jo të tijin natyral. Botërori me Portugalinë shihet si shans rilindjeje, pas së cilës Milani do vendosë për të ardhmen e tij.

 

The post Milan shqyrton largimin e Leãos për 40–50 milionë euro, ta tri destinacionet e mundshme appeared first on Telesport.