Vidhet arka me para në xhaminë e Keqekollës në Prishtinë

Është vjedhur arka me para në xhaminë e fshatit Keqekollë të Prishtinës nga disa persona të panjohur.

Policia tha se ata kishin hyrë me forcë brenda xhamisë, ndërsa shuma e parave ende s’dihet.

“Fsh. Keqekollë, Prishtinë 29.05.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime”.