Futbollisti italian, i dashuruar me Kosovën: Rrogë normale, por jetoj shumë mirë. Pjata e parë në restorant, 3 euro

Nga një dëmtim që i ndikoi karrierën deri te ringritja larg Italisë. Portieri roman Davide Borsellini (27 vjeç), i formuar tek Udinese, Paganese dhe Serie C, ka treguar për “Fanpage.it” zgjedhjen e tij për të vazhduar në Kosovë, “lindur nga nevoja pas një periudhe 1.5-vjeçare pauze dhe ndjesisë se në futbollin italian isha lënë mënjanë. Për disa isha tashmë i vjetër…”

Sot, pas tri sezonesh në Superligën e Kosovës me Fushë-Kosovën, Feronikeli 74 dhe KF Rilindja, ai thotë se jeton një realitet krejt tjetër: më pak presion, më shumë qetësi dhe një cilësi jete më të mirë. “Rroga është normale, por jetoj shumë mirë, – thotë ai, duke theksuar edhe koston e ulët të jetesës: – Këtu një pjatë e parë në restorant kushton 3 euro”.

Immagine

Borsellini tregon se në Kosovë ndihet më i vlerësuar dhe se futbolli në këtë vend ballkanik shikon më shumë cilësinë se moshën. Ai shton se ka filluar të mendojë për jetën pas futbollit: “Po, shpesh e mendoj. Këtu shoh shumë mundësi. Do doja të bëja diçka në gastronomi. Ndoshta një restorant me kuzhinë italiane dhe disa pjata lokale. 5-6 pjata romake dhe 5-6 kosovare. Mendoj se do të funksiononte shumë mirë”.

Ai flet edhe për jetën personale, duke thënë se nuk ka ende familje dhe se lidhja në distancë është e vështirë: “E vështirë. E dashura ime punon 10 orë në ditë në Milano, flasim vetëm në mbrëmje me video”. Ai shton se po kursen për martesën: “Dua t’i jap dasmën që ëndërron, po kursej për këtë. Nëse do të ishte vetëm dashuri, do ta kisha martuar ditën e parë”.

Borsellini kujton edhe periudhën e vështirë pas dëmtimit, kur punoi si banakier: “Vij nga një familje punëtorësh, kemi një dyqan mishi në Romë. Jam rritur në treg duke punuar”. Ai kritikon mentalitetin italian: “Nëse nuk luan në Serie A, dukesh si i dështuar. Po nëse luan 20 vite në Serie C dhe ndërton jetën, ku është problemi?” Për të rinjtë këshillon: “Mos kini frikë të shkoni jashtë vendit. Unë do ta përsërisja këtë zgjedhje 1000 herë”.

The post Futbollisti italian, i dashuruar me Kosovën: Rrogë normale, por jetoj shumë mirë. Pjata e parë në restorant, 3 euro appeared first on Telesport.