Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.66 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se një ditë më pare.
Ndërsa, benzina do të tregtohet deri në 1.47 euro për litër, një cent me shtrenjte se një ditë më parë.








