Zyra e Petkoviqit: Rrënimi i shtëpive të pushimit pranë liqenit të Ujmanit, terror i Kuritit

Rrënimi “me dhunë” e shtëpive të pushimit pranë liqenit të Ujmanit, të cilat, sipas deklaratave të banorëve ”kanë qenë në pronësi të serbëve për dekada”, përbën “një akt të ri të paligjshmërisë dhe terrorit nga Albin Kurti. Ajo është kryer pa asnjë vendim gjyqësor, në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë të turpshme, me qëllim të hakmarrjes ndaj serbëve”, pretendohet në komunikatën e zyrës serbe për Kosovën e cila është e ngarkuar nga regjimi serb të bëjë propagandë kundër Kosovës, transmeton Paparaci.

Siç theksohet në komunikatë, bëhet fjalë për një „demonstrim brutal të forcës nga institucionet e përkohshme në Prishtinë, të cilat shkelin edhe rregulloret e veta vetëm kur duhet të godasin komunitetin serb, si dhe për një hap të ri përshkallëzues” që, sipas tyre, “drejtohet nga Albin Kurti me synimin për të destabilizuar veriun e Kosovës”.

„Pronarët e shtëpive të pushimit mësuan për rrënimin e pronës së tyre, të cilën e kishin krijuar ndër vite, vetëm nga një njoftim i vendosur në objektet e tyre. Kur sot kërkuan vendimet e gjykatës, ato nuk iu dhanë. E gjithë kjo tregon se këto rrënime nuk janë kryer për zbatimin e ndonjë ligji, por për arsye politike, duke dëshmuar se për Prishtinën politika e forcës është më e rëndësishme se respektimi i të gjitha rregullave kur bëhet fjalë për serbët“, thuhet në komunikatë.

Në këtë zyre theksohet gjithashtu se Komuna e Zubin Potokut nuk ka dhënë asnjë leje për shembjen e këtyre shtëpive të pushimit./Paparaci.com