Përmes disa publikimeve në InstaStory, Alaudin Hamiti ka treguar se di të përgatisë edhe fli.
Ai ka ndarë me ndjekësit procesin e përgatitjes së këtij gatimi tradicional, duke e prezantuar hap pas hapi.
Në fund të përgatitjes, rezultati është publikuar edhe nga mikja e tij, Liberta Spahiu, e cila ka ndarë pamje të flisë së përfunduar, shkruan “Kosovarja”.
Publikimet e Hamitit kanë treguar një anë tjetër të tij, larg ekranit televiziv, duke e sjellë në një moment të përditshëm që lidhet me traditën dhe gatimin.









