Një zyrtar i arrestuar, lëshoi leje importin e produkteve biocide dhe pesticede të ndaluara në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar një person për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Sipas njoftimit, hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa Operatorë Ekonomik, për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

“I dyshuari me inicialet N.M, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.