Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, ka bërë thirrje për përqendrim maksimal, edhe pse skuadra është pranë kualifikimit në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026.
Pas barazimit 2-2 ndaj Japonisë dhe fitores bindëse 5-1 kundër Suedisë, Holanda përgatitet të përballet me Tunizinë në ndeshjen e fundit të grupit.
Van Dijk pranoi se Argjentina dhe Brazili kanë lënë përshtypje në fillimin e turneut: “Mënyra se si Argjentina e nisi Botërorin tregon qartë se dëshiron ta mbrojë titullin. Edhe Brazili ka treguar cilësi shumë të lartë”.
Megjithatë, ai theksoi se Holanda duhet të fokusohet vetëm te vetja: “Nuk ka ndeshje të lehta në një turne si ky. Prioriteti ynë duhet të jetë të përmirësohemi në çdo aspekt dhe të përgatitemi sa më mirë për sfidat që na presin në javët e ardhshme”.
The post Van Dijk: Argjentina dhe Brazili kanë spikatur, por ne mendojmë vetëm për veten appeared first on Telesport.








