Shkëmb Manaj i bën thirrje gjysmës së përfaqësuesve të LDK-së ta lëshojnë partinë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratikte të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka reagur pas zhvillimeve të fundit në parti.

Në një paraqitje televizive të premten, Manaj tha se delegatët apo anëtarët e LDK-së që nuk e konsiderojnë veten pjesë të vizionit të ri të partisë më mirë të largohen.

“Nëse nuk e konsiderojnë veten pjesë të këtij vizioni, më mirë ta lënë të qetë LDK-në”, ka thënë Manaj në Kanal 10.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbrëmë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku Abdixhiku u konfirmua ai kryetar.

Ai fitoi me një siferencë të vogël të votave.