Si u shpëtua fëmija që ra në ujë në një restorant

Një fëmijë në Mitrovicë është shpëtuar pasi ra në ujë në një restorant të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes qëlloi edhe një pediatre.

Spitali i Mitrovicës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku thuhet se pediatra Pranvera Rexha reagoi me masa reanimatore.

“Në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr. Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore.

​Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana.

​Po ashtu, ekipi i infermierëve: Selvete Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, Afrim Syla dhe teknikët e anestezionit, Musa Kurti dhe Gjyljeta Hajdari.

​Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë”, thuhet tutje.