Shërbimet e emergjencës iu përgjigjën rrëzimit të një avioni F-35 Lightning II pranë Bazës Ajrore Miramar në San Diego të Kalifornisë, raportoi stacioni televiziv lokal KGTV.
Piloti u nxor me sukses nga avioni.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale, piloti u katapultua në mënyrë të sigurt dhe u shpëtua.
“Mund të konfirmojmë një incident të Klasit A që përfshin një avion F-35B të Marinës Amerikane pranë MCAS Miramar. Piloti u nxor nga avioni dhe u shpëtua. Më shumë informacion do të jetë i disponueshëm së shpejti”, thuhet në deklaratë.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tym të dendur që ngrihet nga vendi i rrëzimit ndërsa zjarrfikësit shuajnë flakët rreth aeroplanit.








