Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Përfaqësimi politik në Komunën e Prishtinës nuk është përfaqësim dinjitoz i LDK-së. Përparim Rama, kurrë nuk do të mund të ishte kryetar i Prishtinës pa qenë kandidat i LDK-së. Ka pakënaqësi me qeverisen e Prishtinës. LDK nuk mund të përfaqësohet në këtë qeverisje me tri drejtori. PDK i ka tetë”, ka deklaruar Manaj për emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Ai thotë se shumë shpejt, LDK do ta rishqyrtojë pozicionin e saj në Prishtinën.
“LDK së shpejti do ta rishqyrtojmë pozicionin në qeverisjen e Prishtinës. Ne tentojmë që ta kemi përfaqësimin që na takon”, tha Manaj.








