Ushtria amerikane nis valë të re sulmesh kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara janë duke kryer sulme shtesë kundër Iranit nën udhëzimet e presidentit amerikan, Donald Trump, tha të hënën Komanda Qendrore e ShBA-së.

“Në orën 4:45 pasdite sipas zonës kohore lindore të ShBA-së sot, Komanda Qendrore e ShBA-së e filloi kryerjen e sulmeve natën e tretë rresht kundër Iranit, nën udhëzimin e komandantit suprem” – shkroi Komanda Qendrore në rrjetin X, raporton televizioni CNN.

“Këto sulme do të vazhdojnë që t’u shkaktojnë kosto të madhe forcave iraniane dhe t’ua degradojnë aftësinë për të sulmuar civilë të pafajshëm e anije tregtare në Ngushticën e Hormzuit” – thuhet më tej.

Një zyrtar amerikan i tha televizionit CNN se forcat amerikane ishin duke i vënë në shënjestër asetet ushtarake iraniane, përfshirë sistemet e vëzhgimit bregdetar, kapacitetet raketore dhe ato të dronëve.