Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar në Stacionin Policor në Ferizaj nga një person me inicialet M.B., i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.
Pas veprimeve operative dhe hetimore, njësitë policore kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit në një lokal në Ferizaj. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.
Të arrestuarit me inicialet H.TH. (50), SH.TH. (27), E.B. (37) dhe E.H. (27) janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.






