Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në intervistën e tij të fundit televizive si kreu i kësaj partie, ka rrëfyer momentet e kalimit nga jeta ushtarake në atë politike, si dhe themelimin e subjektit politik që ai e ka udhëhequr që nga fillimi.
Në Debat Plus, Haradinaj ka kujtuar periudhën pas luftës, duke thënë se vendimi për të lënë uniformën nuk ishte i lehtë, pasi ishte i lidhur ngushtë me jetën ushtarake dhe me angazhimin në strukturat e pasluftës, përfshirë Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
“Ka qenë një moment jo shumë i lehtë me e zhvesh uniformën, isha mësuar me uniformë. Uniforma dhe unë ishim bërë një. Pas një periudhë të gjatë në lufte dhe pas punës me TMK-në. Por, në atë kohë në ato dilemat e mija se si mund ta ndihmojë vendin më shumë, vendosa të kaloj në jetën civile, në jetën politike. Ka qenë edhe sfiduese, se në vend që të bashkohesh me ndonjë forcë politike ekzistuese, mora guximin pa ndonjë përvojë politike paraprake, ta krijomë një kocet të ri politik. Gjeta mbështetjen e plotë njerëzve në këtë ide.
Tanimë sikurse siç dihet, më 2 maj të vitit 2000 u themelua Aleanca”, ka thënë Haradinaj.









