Haradinaj lavdëron Ardian Gjinin: Është rast i rrallë i politikanit jo vetëm Ballkan, por edhe në botë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në superlativ për kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është emri që do marrë drejtimin e AAK-së në të ardhmen.

Në intervistën e tij televizive si i pari i AAK-së qe e dha në Debat Plus, Haradinaj tha se Aleanca nuk është parti e ndërtuar mbi kultin e një individi, por një doktrinë politike me jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri.

“Më të thënë të drejtën nuk po ia lë. Ai e ka. Se edhe a është themelues. Është krijues i Aleancës. Mos e harroni një gjë, Aleanca është kthyer në doktrinë. Nuk është Aleanca e një individi, sikur rasti im. Kulti ose mitit i Ramushit ose i Ardianit ose i një tjetri. Është një doktrinë Aleanca, ka një jetëgjatësi, ka një qëndrueshmëri. Ka një memorie të angazhimeve në punë e në sfida dhe mund të i them se Ardiani është i krijuar aq mirë, sa që vërtet është një rast i rrallë i politikanit i krijuar aq mirë.

Rast i veçantë në politikën shqiptare, në Ballkan gjithsesi, por në politikën botore. Kemi të bëjmë ëmë një nivel të politikanit që vërtetë me të gjitha parametrat prin”, ka thënë Haradinaj.