Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur në muzikë si “Noizy”, ka reaguar në një postim në Instagram, pak pasi ka dalë nga burgu, pas vendimit të Gjykatës së Durrësit me të cilin edhe u lirua.
Ai ka falënderuar familjen, miqtë e fansat që e kanë mbështetur edhe gjatë qëndrimit të tij në masën e paraburgimit.
“Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë me fort”, shkruan Noizy, duke shtuar se: “Nuk do ta harroj kurrë”.
Po këngëtari nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin në fjalë për të cilën akuzohet, ku thekson se është është person që bëj muzikë, art dhe biznes, që nuk kanë lidhje me dhunën, ndërsa ka shprehur respekt për drejtësinë.
“Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtësia. Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër”, shkroi ai.
Ai postimin e mbylli duke thënë se askush nuk do ta ndalojë ti këndojë kombit, ku bën pjesë edhe Kosova që thotë se e ka në zemër gjithmonë.
Postimi i plotë i tij:
Hey, Faleminderit nga zemra të gjithëve. Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë me fort. Faleminderit fansave të mi më të mirët në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë zemër në këtë moment të vështirë. Nuk do ta harroj kurrë!
Faleminderit familjes time që gjithmonë me durim e dashuri për mua. Do punoj më shumë për t’jua shpërbly.
Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua këto dy javë:
-Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtësia. Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër.
Nga ana tjetër, un do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen nëpër botë, por dua ta nënvizoj se askush nuk ma ndalon dot t’i këndoj kombit tim, ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër gjithmonë.
Ju dua shumë, mirënjohje, Rigelsi.