Thuram shfaq pankartën anti-Milan me figurën e miut, rikthehet referenca ndaj Ambrosinit

Marcus Thuram konfirmohet si një nga protagonistët kryesorë të festës së Interit. Këtë herë, me një pankartë anti-Milan që rrezikon të hapë polemika. Gjatë paradës me autobusin e hapur në rrugët e Milanos, sulmuesi zikaltër mori nga tifozët një pankartë me një vizatim shumë të veçantë. Në të ishte paraqitur një mi i madh mbi një sfond kuqezi, si tallje ndaj rivalëve ndërqytetas. Pas disa sekondash, Thuram e mbylli pankartën dhe ua ktheu sërish tifozëve.

Në itinerarin nga “San Siro” drejt “Piazza Duomo”, për Thuram u shfaq edhe një tjetër pankartë, kësaj here shumë më e drejtpërdrejtë: “I derby mettiteli…”, referencë ndaj fitoreve të Milanit në derbet e këtij sezoni.

Një episod që kujton atë të Massimo Ambrosinit në vitin 2007, pas triumfit në Champions League, kur tha: “Lo scudetto mettilo…” Dy vite më vonë, Marco Materazzi iu përgjigj me frazën: “Ambrosini, nel mio c… c’è ancora posto”. Talljet mes rivalëve vazhdojnë edhe pas afro 20 vitesh.

 

The post Thuram shfaq pankartën anti-Milan me figurën e miut, rikthehet referenca ndaj Ambrosinit appeared first on Telesport.