Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta pikë në Botëror: “Është Zona 14…”

Thierry Henry ka qenë shok skuadre me Lionel Messin nga viti 2007 deri më 2010 te Barcelona. Ai e di mjaft mirë se si mendon dhe lëviz numri 10 i Argjentinës dhe çfarë është i aftë të bëjë. Duket sikur është jashtë loje, por pastaj ndizet në një çast dhe të vjen sipër si rrufe, veçanërisht nëse lëviz në katrorin e tij të artë, “zonën 14”.

Ish-futbollisti ka shpjeguar pse kampioni merret gjithmonë me të njëjtën pjesë të fushës, aty ndodhet zona e tij e preferuar, pika ku shanset për të shënuar janë jashtëzakonisht të larta. Kjo ndodhi (edhe) në Botërorin 2026, por për francezin nuk është aspak risi: “Pleshti” nuk është thjesht një finalizues, por mbi të gjitha gjeni i pozicionimit.

“Është shtëpia e tij”, – tha Henry në televizion “live”, duke iu referuar asaj hapësire që ndodhet fiks jashtë zonës së rreptësisë kundërshtare, terreni i tij i preferuar i “gjuetisë”.

Nëse mbrojtësit dalin për ta markuar, ai e pason topin dhe shkon për të shënuar, ose dhuron një asist të çmuar. Nëse mbrojtësit që ka përpara mbajnë pozicionin, ai merr topin dhe me talentin e tij është në gjendje të krijojë parabolën më të mirë të mundshme për të mbyllur aksionin.

“Lionel Messi jeton, merr frymë, fle dhe pi kafe në atë zonë, në zonën 14, – ishin fjalët e Henry për “Fox Sports”. – Më lini t’jua shpjegoj. Zona 14 është një hapësirë qendrore fiks jashtë zonës kundërshtare. Të gjithë e dimë se ‘zona 17’ është ajo ku shënohen më shumë gola, sepse natyrisht aty ndodhet porta. Por nëse di si të lëvizësh këtu në ‘zonën 14’ dhe e kupton lojën, mund të shënosh shumë gola. Lionel Messi e di saktësisht si të qëndrojë aty. Kjo është shtëpia e tij”.

Immagine

Çfarë është “zona 14”?
Është hapësira qendrore midis vijës së mesfushës dhe vijës mbrojtëse kundërshtare; shpesh quhet “vrima”. Një lloj përmase hapësirë-kohë ku mund të ndodhë gjithçka, sepse pikërisht nga aty lindin golat, asistet dhe aksionet më të rrezikshme.

Në tranzicion (siç thuhet në zhargonin e futbollit) është akoma më keq. Messi e njeh përmendësh çdo lëvizje dhe ndien në ajër se cila është e duhura. Është çështje çastesh, një fraksion sekonde gjatë së cilës ai vendos nëse do të sulmojë apo do të godasë. “Topi do t’i vijë. Në atë zone, 14, sulmuesit bëjnë depërtime. Nëse ndonjë nga mbrojtësit del përpara, do t’i duhet të përballet me një pasim të Lionel Messit, dhe ai do të shënojë”, – saktëson Henry.

francezi hyn edhe në detajet e lëvizjeve të bëra në tranzicion: në rast të një kundërsulmi të shpejtë, përballë një mbrojtjeje kundërshtare të çorganizuar, ai di të jetë vdekjeprurës. Ish-futbollisti tregon në tabelën virtuale arsyen: “Ai po hyn në zonën 14…, askush nuk mund të mbrohet kur je në tranzicion. Është e ndërlikuar, sepse kur topi hyn në zonën 13 ose zonën 16, të gjithë dynden në zonë me vrapimet e tyre. Dhe nëse je mjaftueshëm i zgjuar për të dalë jashtë, për të marrë topin, dhe natyrisht ke cilësinë e Lionel Messit, ti mund të shënosh”.

The post Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta pikë në Botëror: “Është Zona 14…” appeared first on Telesport.