Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranët: Autorët të dalin para ligjit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër dëmtimin e monumentit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Kaçanik, duke e cilësuar këtë akt si sulm ndaj historisë çlirimtare, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të lirisë për të cilat është derdhur gjak.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka theksuar se monumentet e UÇK-së përfaqësojnë kujtesën e përhershme të rezistencës dhe rrugës së popullit shqiptar drejt lirisë.

Deklarata e plotë:

OVL UÇK, dënon ashpër dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik, duke e konsideruar këtë akt si sulm ndaj historisë sonë çlirimtare, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të lirisë për të cilat u derdh gjak.

Monumentet e UÇK-së janë kujtesë e përhershme e rezistencës dhe e rrugës së popullit tonë drejt lirisë, prandaj çdo cenim i tyre është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që autorët e këtij akti të zbulohen dhe të përballen me ligjin sa më parë.