Trump firmos urdhra që synojnë shtetësinë përmes të drejtës së lindjes

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi të enjten dy urdhra ekzekutivë, të cilët, sipas Shtëpisë së Bardhë, zgjerojnë përkufizimin e personave që nuk janë të kualifikuar për shtetësi me të drejtë lindjeje dhe ndalojnë “turizmin e lindjes”.

Kufizimi i shtetësisë me të drejtë lindjeje ka qenë një nga prioritetet kryesore në goditjen e presidentit republikan ndaj imigracionit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Një përpjekje e mëparshme e Trumpit u refuzua nga Gjykata Supreme e SHBA-së në qershor, duke e shtyrë atë t’i bënte thirrje Kongresit të vepronte.