Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën

Një fluturim panoramik me helikopter në Rio de Janeiro u kthye në tragjedi për një familje nga Kolumbia.

Një helikopter Robinson R44, me katër persona në bord, u rrëzua të shtunën pranë pikës panoramike Vista Chinesa. Të gjithë personat në bord, mes tyre një vajzë 17-vjeçare, nëna dhe gjyshja e saj, si dhe piloti, humbën jetën.

Tre familjarët e tjerë po prisnin në aeroport për kthimin e helikopterit, pasi më pas do të fluturonin edhe ata. Fillimisht iu tha se kishte ndodhur një ulje emergjente, por ata mësuan për aksidentin përmes internetit, shkruan Bild, \.

Fluturimi ishte një dhuratë për 15-vjetorin e Laurës. Shkaku i rrëzimit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.