Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës mund të mos mbahet deri në muajin shtator!
Kështu ka deklaruar gazetari Naim Sadiku, i cili tha se një skenar i tillë mund të jetë pjesë e strategjisë së partisë në pushtet.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Sadiku tha se, bazuar në rrjedhën e zhvillimeve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, nuk përjashtohet mundësia që seanca e ndërprerë të mos mbahet gjatë muajit gusht.
“Duke i parë pak a shumë rrjedhat e zhvillimeve sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ose krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve, realisht të mos ketë seancë fare deri në shtator, ashtu siç në njëfarë forme është një skenar i fshehtë i LVV-së, që ta çojë sërish vendin në një dhjetor të radhës, siç ka qenë 28 dhjetori [dita e zgjedhjeve]”, tha Sadiku.
Ai u shpreh se qëllimi i partisë në pushtet është, sipas tij, që ta ruajë pushtetin dhe të rrisë numrin e votave, duke përdorur forma që, siç deklaroi Sadiku, nuk i shërbejnë interesit të vendit.
“Duket se qëllimi kryesor i partisë në pushtet është mbajtja e pushtetit në çfarëdo forme dhe rritja e votës, nëpërmjet këtyre ‘fiskulturave’ apo makinacioneve që vetëm të mirë vendit nuk janë duke i sjellë, dhe duke ua vështirësuar sa më shumë jetën qytetarëve”, tha Sadiku.
Ndiqni deklarimin e plotë:








