Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë ukrainas në qytetin Nizhnekamsk, në rajonin Tatarstan të Rusisë.
Sipas kryetarit të qytetit, Radmir Belyayev, sulmi goditi objektiva industriale dhe civile, përfshirë një rafineri të madhe nafte.
Mediat ruse raportojnë se në sulm është dëmtuar rafineria TANECO e kompanisë Tatneft, një prej impianteve më të avancuara teknologjikisht të Rusisë.
Në pamje të paverifikuara të publikuara në rrjetet sociale shihet tymi duke u ngritur mbi zonën e rafinerisë, ndërsa Reuters nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pamje.
Rafineria TANECO, e cila ishte goditur edhe në fillim të qershorit, përpunoi rreth 17 milionë tonë naftë bruto gjatë vitit 2024, \.
Pas sulmit, kreu i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, ka shpallur periudhë zie.
Ukraina ka intensifikuar muajt e fundit sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në një fushatë që ka shkaktuar mungesa të karburanteve në disa pjesë të Rusisë.








