Zvarritja e konstituimit të Kuvendit mund të hapë rrugën për një përballje të re institucionale në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetari Naim Sadiku deklaroi se nëse procesi vazhdon të zvarritet, mund të ketë edhe një përballje të tillë.
“Shteti është procedurë. Në momentin kur nuk respektohen procedurat ligjore dhe kushtetuese, atëherë është kaos, është anarki në njëfarë forme institucionale, si do të rrjedhë në këtë rast? A do të ketë lëndë që do të dërgohet në gjykatë kushtetuese ose jo? Nuk e dimë”, tha Sadiku.
Ai tha se zvarritja e procesit mund t’i konvenojë partisë në pushtet, duke e lidhur këtë edhe me mundësinë e zgjedhjeve të reja në dhjetor.
“Po i konvenon realisht, sepse po ushtrojnë pushtetin njëjtë sikur të ishin me kompetenca të plota”, tha Sadiku.
Ndërkaq, drejtoresha e Forumit për Inciativa Qytetare (FIQ), Dajana Berisha, e cilësoi situatën si një krizë politike dhe theksoi se institucionet duhet të funksionojnë në përputhje me procedurat ligjore dhe kushtetuese.
Siç th ajo, një tjetër sfidë pritet të paraqitet në fillim të vitit 2027, kur disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u përfundon mandati, ndërsa zgjedhja e anëtarëve të rinj kërkon funksionalizimin e Kuvendit.
Ndiqni diskutimin e plotë në emisionin “Ora” në Klan Kosova:








