Tottenhami nis bisedimet për transferimin e yllit të Liverpoolit

Skuadra nga Londra, Tottenham Hotspurs po synon që t’ia rrëmbejë edhe një lojtar Liverpoolit.

Pasi ka transferuar Andy Robertson, tash Sprusat po tentojnë të marrin edhe sulmuesin Cody Gakpo.

Raportohet se kontaktet e para veç kanë nisur me yllin e Holandës, që duket se më nuk konsiderohet i pashitshëm nga “The Reds”.

Gazetari i njohur italizan, Fabrizio Romano ka raportuar se gjiganti londinez tashmë ka nisur bisedimet e drejtpërdrejta me kampin e Gakpos për një transferim të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Derisa, Liverpooli është vënë në ndjekje të yllit francez të PSG-së, Bradley Barcola, është i mundshëm edhe lejimi i largimit të Gakpos, për shkak të aspekteve financiare. /Klankosova.tv