Fenerbahçe mposhti Sturm Grazin, Muriqi nuk u aktivizua fare

Skuadra e Fenerbahçes e ka mposhtur 2:0 Sturm Grazin, në kuadër të rundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në këtë përballje, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është lënë në stol nga trajneri turk, Ismail Kartal.

Ai për 90 minuta nuk është aktivizuar fare në ndeshjen e parë që është luajtur në Stamboll, derisa ajo e kthimit do të luhet në Austri.

Muriqi nuk ka luajtur as në ndeshjet parasezonale që nga rikthimi i tij te Fenerbahçe për shkak të një lëndimi, ndërsa tash është rikthyer në skuadër.