Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot te Shkolla Ekonomike në Pejë, më saktë në rrugën “Agim Çelaj” , rreth orës 09:40.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 09:40, Policia është informuar për një rast të therjes me thikë në rrugën ‘Agim Çelaj’ në Pejë. Si pasojë e këtij rasti, dy persona janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga Policia”, tha Rugova.
Rasti po hetohet nga njësitë kompetente policore. /








